Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k
Lokacioni:   Mati 1, Prishtinë
Viti:   2016

Përshkrimi

Kompleksi Luledielli 2, do të jetë jo vetëm kompleks vendbanimi, por edhe njëra ndër pikat referuese të lagjes Mati 1 në përgjithësi. Kompleksi shtrihet përgjatë rrugës së re ‘Enver Maloku’ dhe është i pajisur me leje të ndërtimit të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës: 05 NR. 351-165682 dt. 27.09.2016.

Faza e parë e këtij kompleksi fillon me ndërtimin e objektit A me etazhitet 2B+P+7 dhe objektit B me etazhitet B+P+7.

Objektet janë të orientuara në atë mënyrë që të sigurojnë diellosje të mjaftueshme gjatë ditës. Brenda kompleksit do të ketë parkingje të mjaftueshme si dhe lokale afariste tek të dy objektet, me pamje kah rruga kryesore.

Ky kompleks do t’i ofrojë klientëve komforin, qetësinë e standardin që ata gjithmonë kanë ëndërruar.

Të veçantat e këtij kompleksi janë: projektim në bazë të rregullave dhe standardeve në fuqi, cilësi e materialeve, izolimi zanor e termik në bazë të standardeve të kërkuara, ndriçim i mjaftueshëm në të gjitha hapësirat, orientimi i duhur i kthinave brenda banesës me ç’rast ofrohet edhe pamje e mrekullueshme, qasje e lehtë për personat me aftësi të kufizuara, ashensorë sipas normave dhe standardeve për objekte të banimit kolektiv, respektim i raportit ndërtim-gjelbërim, arkitekturë me proporcione e rregulla estetike që zgjasin, elegancë si në pamjen e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

14
8

Galeria

TIPI I BANESËS (A): 61.37 m2

a

TIPI I BANESËS (B): 75.14 m2

b

TIPI I BANESËS (C): 77.54 m2

c

TIPI I BANESËS (D): 81.62 m2

d

TIPI I BANESËS (E): 99.85 m2

e

TIPI I BANESËS (F): 117.28 m2

f

TIPI I BANESËS (G): 119.01 m2

g

TIPI I BANESËS (H): 146.24 m2

h