KOMPANIA BS GROUP

Kompania “BS Group”, është në treg që nga viti 2009. Fillimisht kjo kompani ka vepruar si kompani ndërtimi dhe patundshmëri për t’u bërë më pas njëri ndër investitorët më të mëdhenj në treg sa i përket fushës së ndërtimit. Tashmë njihet si njëra ndër kompanitë më të besueshme në tregun e Republikës së Kosovës dhe më gjerë, e gjithë kjo falë përkushtimit të saj për cilësi e komfor.

Kompania “BS Group” njihet më së shumti për modestinë dhe për raportet jashtëzakonisht të mira me klientët e saj, të cilët i trajton në mënyrën më të mirë të mundshme duke i realizuar të gjitha kërkesat e tyre.

villat-sofalia-1

Deri më sot ka bërë investimet në disa objekte të cilat njihen për formën unike dhe standardin e lartë të tyre. Ndër to mund të veçojmë:

–  ‘Kompleksin Luledielli’ në lagjen Mati 1, kompleks ky i përbërë nga 5 objekte shumëbanesore i njohur për fasadën e saj unike dhe materialet e veçanta të saj,

–  Objektin afariso-banesor ‘Dodona’, në lagjen Dodona, e njohur për format e veçanta arkitektonike të saj,

– Villat në lagjen sofalia, të cilat paraqesin më së miri ndërthurjen e jetës urbane dhe rurale.

Tani, “BS Group” prezanton kompleksin Luledielli 2 i cili do të jetë jo vetëm kompleks vendbanimi, por edhe njëra ndër pikat referuese të lagjes Mati 1 në përgjithësi.

sherbimet-keshilla

MISIONI I FIRMËS

Misioni ynë është të ofrojmë ndërtime në përputhje me nevojat e banorëve, banesa fleksibile, si dhe arritja e kursimit të energjisë përmes zgjedhjes së materialit të qëndrueshëm dhe aplikimi i teknologjisë së fundit. Objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin tonë vit pas viti, duke pasur parasysh që kemi një staf të talentuar, energjik dhe të motivuar për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë dhe për të përmirësuar performancën. Ne përpiqemi që të ofrojmë shërbim cilësor me tarifa konkuruese dhe jemi në kërkim të vazhdueshëm të mënyravë për të përmirësuar burimet tona organizative dhe teknologjike.

kompleksi-luledielli-2012-11-12-10-56

VIZIONI

Ne si kompani do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të gjitha detajeve gjatë realizimit të projekteve tona si dhe do të vazhdojmë të krijojmë marrëdhënie të mira me klientët duke pasur parasysh që roli dhe rëndësia e tyre është po aq e madhe sa edhe vet puna jonë. Forca që na japin klientët është baza mbi të cilën ne ndërtojmë vlerat. Do të përkujdesemi që çdo projekt të realizohet me kujdesin më të lartë të mundshëm në mënyrë që edhe rezultati në fund të jetë poashtu i kënaqshëm.

PSE BS GROUP?

– Jemi të pasionuar në punën që bëjmë dhe njëkohësisht kemi reputacion të gjerë në tregun e projektimit e ndërtimit si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

– Projektojmë e ndërtojmë me standarde, proporcione, rregulla estetike e materiale që zgjasin.

– Kemi fituar tashmë besimin e klientëve dhe kemi dëshmuar kualitetin në investimet e ndërtimet paraprake.