dodona-img_20161021_161948

Objekti afarist banesor “Dodona”

Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k.

Projektues:  “N.T.SH. ADK”, Prishtinë
Lokacioni:   Lagjja Dodona, Prishtinë
Viti i ndërtimit:   2014

Përshkrimi

Objekti afarist “Dodona” me etazhitet B+P+4 gjendet në lagjen Dodona në Prishtinë.

Ky objekt karakterizohet për formën e saj të kombinuar me harqe duke u përshtatur kështu me formën e parcelës.

Trajtimi i fasadës me kombinim të dy nuancave të ngjyrës është një tjetër karakteristikë që e bën këtë objekt të jetë mjaft atraktiv në raport me rrethinën.

Theksimi i  përdhesës e cila është e destinuar për lokale afariste është bërë me anë të pllakave imitim i tullave me ç’rast është krijuar një kontrast që bën dallimin në mes të hapësirave të banimit dhe atyre afariste.

Edhe ballkonet si elemente atraktive të fasadës janë të rrethuara me rrethoja të thjeshta por elegante.

Përpos estetikës së jashtme, ky objekt edhe në brendësi shquhet për komoditetin e duhur për objektet e këtij lloji, funksionalitet të kthinave brenda dhe jashtë objektit si dhe cilësi të materialeve.

dodona-img_20161021_161948
dodona-img_20161021_162233
1

Kompleksi luledielli 2

Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k
Lokacioni:   Mati 1, Prishtinë
Viti:   2016

Përshkrimi

Kompleksi Luledielli 2, do të jetë jo vetëm kompleks vendbanimi, por edhe njëra ndër pikat referuese të lagjes Mati 1 në përgjithësi. Kompleksi shtrihet përgjatë rrugës së re ‘Enver Maloku’ dhe është i pajisur me leje të ndërtimit të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizimit e Komunës së Prishtinës: 05 NR. 351-165682 dt. 27.09.2016.

Faza e parë e këtij kompleksi fillon me ndërtimin e objektit A me etazhitet 2B+P+7 dhe objektit B me etazhitet B+P+7.

Objektet janë të orientuara në atë mënyrë që të sigurojnë diellosje të mjaftueshme gjatë ditës. Brenda kompleksit do të ketë parkingje të mjaftueshme si dhe lokale afariste tek të dy objektet, me pamje kah rruga kryesore.

Ky kompleks do t’i ofrojë klientëve komforin, qetësinë e standardin që ata gjithmonë kanë ëndërruar.

Të veçantat e këtij kompleksi janë: projektim në bazë të rregullave dhe standardeve në fuqi, cilësi e materialeve, izolimi zanor e termik në bazë të standardeve të kërkuara, ndriçim i mjaftueshëm në të gjitha hapësirat, orientimi i duhur i kthinave brenda banesës me ç’rast ofrohet edhe pamje e mrekullueshme, qasje e lehtë për personat me aftësi të kufizuara, ashensorë sipas normave dhe standardeve për objekte të banimit kolektiv, respektim i raportit ndërtim-gjelbërim, arkitekturë me proporcione e rregulla estetike që zgjasin, elegancë si në pamjen e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

14
8

Galeria

TIPI I BANESËS (A): 61.37 m2

a

TIPI I BANESËS (B): 75.14 m2

b

TIPI I BANESËS (C): 77.54 m2

c

TIPI I BANESËS (D): 81.62 m2

d

TIPI I BANESËS (E): 99.85 m2

e

TIPI I BANESËS (F): 117.28 m2

f

TIPI I BANESËS (G): 119.01 m2

g

TIPI I BANESËS (H): 146.24 m2

h
villat-sofalia-1

Villat në lagjen Sofalia

Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k.

Projektues:  “N.T.SH. ADK”, Prishtinë
Lokacioni:   Lagjja Sofalia, Prishtinë
Viti i ndërtimit:   2011-2014

Përshkrimi

Villat në lagjen Sofalia janë të ndërtuara në terren të pjerrët, me ç’rast ofrojnë një pamje mahnitëse duke pasur parasysh që përballë tyre shtrihet parku i Gërmisë.

Territori në të cilën janë të ndërtuara këto villa gërsheton jetën urbane dhe atë rurale në të njejtën kohë, duke i ofruar kështu banorëve  reahtinë dhe komoditetin e duhur duke iu shmangur kështu zhurmave që zakonisht janë të pranishme në brendësi të qyteteve.

Villat shquhen për vëllimin dhe formën e pastërt arkitektonike, arkitekturën moderne e minimaliste. E gjithë hapësira e jashtme dhe e brendshme është dizajnuar në mënyrë shumë elegante.

villat-sofalia-1
villat-sofalia-img_3878

Galeria

kompleksi-luledielli-img_3668

Kompleksi luledielli

Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k. dhe “N.T.SH. ADK”

Projektues:  “N.T.SH. ADK”, Prishtinë
Lokacioni:   Mati 1, Prishtinë
Viti i ndërtimit:   2010-2015

Përshkrimi

Kompleksi afarist-banesor “Luledielli” gjendet në lagjen Mati1, tërësia urbane C, blloku C4. Ky kompleks është i përbërë prej 5 objekteve, të cilat janë të projektuara dhe të ndërtuara tashmë, duke u bazuar gjithmonë në normat dhe ligjet në fuqi.

E veçanta kryesore e këtij kompleksi është trajtimi i fasadës ndryshe nga objektet tjera banesore që keni hasur të shihni deri më sot.

Fasada e objektit është e përpunuar me materiale inovative: gres pllaka të keramikës me izolimin përkatës duke arritur kështu trashësinë e saj deri në 16cm.

Përpos kësaj, ky kompleks banimi ofron: komoditetin e duhur, izolim zanor në përputhje me normat e përcaktuara, funksionalitet të kthinave brenda banesave dhe jashtë saj, kualitet të materialeve në përgjithësi.

kompleksi-luledielli-img_3668
kompleksi-luledielli-img_20160418_134006

Galeria