Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k. dhe “N.T.SH. ADK”

Projektues:  “N.T.SH. ADK”, Prishtinë
Lokacioni:   Mati 1, Prishtinë
Viti i ndërtimit:   2010-2015

Përshkrimi

Kompleksi afarist-banesor “Luledielli” gjendet në lagjen Mati1, tërësia urbane C, blloku C4. Ky kompleks është i përbërë prej 5 objekteve, të cilat janë të projektuara dhe të ndërtuara tashmë, duke u bazuar gjithmonë në normat dhe ligjet në fuqi.

E veçanta kryesore e këtij kompleksi është trajtimi i fasadës ndryshe nga objektet tjera banesore që keni hasur të shihni deri më sot.

Fasada e objektit është e përpunuar me materiale inovative: gres pllaka të keramikës me izolimin përkatës duke arritur kështu trashësinë e saj deri në 16cm.

Përpos kësaj, ky kompleks banimi ofron: komoditetin e duhur, izolim zanor në përputhje me normat e përcaktuara, funksionalitet të kthinave brenda banesave dhe jashtë saj, kualitet të materialeve në përgjithësi.

kompleksi-luledielli-img_3668
kompleksi-luledielli-img_20160418_134006

Galeria