Detajet

Investitor:   “BS Group” sh.p.k.

Projektues:  “N.T.SH. ADK”, Prishtinë
Lokacioni:   Lagjja Dodona, Prishtinë
Viti i ndërtimit:   2014

Përshkrimi

Objekti afarist “Dodona” me etazhitet B+P+4 gjendet në lagjen Dodona në Prishtinë.

Ky objekt karakterizohet për formën e saj të kombinuar me harqe duke u përshtatur kështu me formën e parcelës.

Trajtimi i fasadës me kombinim të dy nuancave të ngjyrës është një tjetër karakteristikë që e bën këtë objekt të jetë mjaft atraktiv në raport me rrethinën.

Theksimi i  përdhesës e cila është e destinuar për lokale afariste është bërë me anë të pllakave imitim i tullave me ç’rast është krijuar një kontrast që bën dallimin në mes të hapësirave të banimit dhe atyre afariste.

Edhe ballkonet si elemente atraktive të fasadës janë të rrethuara me rrethoja të thjeshta por elegante.

Përpos estetikës së jashtme, ky objekt edhe në brendësi shquhet për komoditetin e duhur për objektet e këtij lloji, funksionalitet të kthinave brenda dhe jashtë objektit si dhe cilësi të materialeve.

dodona-img_20161021_161948
dodona-img_20161021_162233